EMRI/ Kapet i riu i shumëkërkuar nga Italia, pjesë e bandës kriminale. Ja akuzat

Kronikë e zezë

EMRI/ Kapet i riu i shumëkërkuar nga Italia, pjesë e bandës kriminale. Ja akuzat

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:53
Policia

Kapet shqiptari i kerkuar nga Italia, si pjese e nje organizate kriminale qe nga vjedhjet me dhune, te perdormi i lendeve eksplozive. Policia ben te ditur se ne pranga ka vene shtetasin Erlis Belba, 25-vjec, lindur dhe banues Pogradec.

Njoftimi i policise 

Kapet një tjet?r person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Tiranës në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë paradites së sotme ka bërë të mundur kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin:

Erlis Belba, vjeç 25 lindur dhe banues Pogradec.

Shtetasi shqiptar, Erlis Belba, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr.OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat