Aksident i rëndë në Lezhë, një person në gjendje kritike për jetën

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Lezhë, një person në gjendje kritike për jetën

Më: 20 mars 2018 Në ora: 08:22
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës.

Sipas raportimeve të para një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në rrugën nacionale Laç-Lezhë.

Nga aksidenti raportohet të jenë 3 të plagosur.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Incidenti ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës dhe gjetjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat