Aksident në Fier, tre gra të plagosura

Kronikë e zezë

Aksident në Fier, tre gra të plagosura

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:59
Ilustrim

Dy automjete janë përplasur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Fier, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Siç bëhet me dije, të plagosurat janë tre gra, mes tyre edhe drejtuesja e mjetit tip ‘Ford’ Enrieta Mahila që u përfshi në aksident.

Po ashtu, të plagosura kanë mbetur edhe dy pasagjeret e tjera Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj, të cilat janë transportuar për në spital për të marrë ndihëm e parë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat