E tmerrshme: 9-vjeçari vret motrën 13-vjeçare për një komandues loje

Kronikë e zezë

E tmerrshme: 9-vjeçari vret motrën 13-vjeçare për një komandues loje

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:02
Ilustrim

Një vajzë 13 vjeçare nga Mississippi, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i saj nëntëvjeçar.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur që ky incident fatal ka ndodhur për shkak të një video-loje, pasi motra e nëntëvjeçarit nuk hiqte dorë nga kontrollori (joystick)

Ai thuhet se e kishte shtënë nga prapa dhe plumbi ka depërtuar në trurin e saj.

Një sherif lokal njoftoi të dielën se adoleshentja kishte vdekur nga plagët e saj në një spital në Memphis.

Ishte e paqartë se si nëntëvjeçari mori armë po ashtu është ende e paqartë se me cilat pasoja do të përballet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat