Vrau shoqen e ngushtë, detaji në selfien që tradhëtoi adoleshenten

Kronikë e zezë

Vrau shoqen e ngushtë, detaji në selfien që tradhëtoi adoleshenten

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:02
Cheyenne Rose Antonie dhe Brittney Gargol

Një vajzë nga Kanadaja dënohet për vrasjen e shoqes së saj pasi policia zbuloi armen e vrasjes në një selfie që kishin bërë të dyja, duke i dhënë fund misterit prej vitit 2015.

Cheyenne Rose Antonie 21 vjeç u deklarua fajtore për vrasjen e mikeshës së saj Brittney Gargol, 18 vjeç dhe për këtë u dënua 7 vite burg. Gargol u gjet e mbytur për vdekje pranë një landfilli në Saskatoon, Saskatchewan, me rripin e Antoine.

Ajo u identifikua si e dyshuar pasi kishte postuar një selfie në Facebook, ku tregohej se mbante të njëjtin rrip me të cilin u vra Gargol. Antoine, e cila fillimisht u akuzua për vrasje të shkallës së dytë, i kishte rrëfyer një shoqeje se e kishte goditur Brittney-n dhe se më pas e kishte mbytur me rrip. Para gjykatës ajo tha se ishin dehur dhe se kishte konsumuar marijuanë.

“Unë kurrë nuk do fal veten, gjërat që mund të them nuk do ta sjellin në jetë, jam shumë keq … Nuk duhet të kishte ndodhur”, tha ajo në një deklaratë përmes avokatit të saj. Ndërsa avokati i saj tha se vajza kishte vuajtur prej vitesh abuzime nga prindërit birësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat