Me maska e automatikë, 3 grabitësit vjedhin kambistin nga Peqini

Kronikë e zezë

Me maska e automatikë, 3 grabitësit vjedhin kambistin nga Peqini

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:21
Ilustrim

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në qytetin e Peqinit, ku viktimë ka qenë një kambist dhe familja e tij.

3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e kambistit në orët e vona të natës së djeshme dhe kanë vjedhur të gjitha paratë shqiptare dhe në valutë të shtetasit në fjalë.

Personat kanë qenë të armatosur me kallashnikovë dhe pistoleta. 

Njoftimi i policisë
Më datë 18.03.2018 rreth orës 01:53 në lagjen “Teqe” Peqin, persona ende të paidentifikuar,   të maskuar dhe njeri dyshohet te kete pasur arme  janë futur në banesën e shtetasit B.T., 67 vjeç dhe nën kërcënim i kanë marrë një sasi parash. Po punohet për  identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat