Zbardhet skema si u trafikuan 1 mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani

Kronikë e zezë

Zbardhet skema si u trafikuan 1 mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani

Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:22
Pamje nga aksioni

Prokuroria ka zbardhur skemën se si funksiononte dërgesa e parave  nga  grupi që merrej me trafikun e klandestinëve  nga Shqipëria për në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Britanine e Madhe.

Grupi hetimor  ka  vërtetuar se paratë leviznin nga Europa dorazi,  ose me anë të  agjencive të transfertave që me pas  çonin në Amerikën Latine ku atje kishin shkuar  më parë klandestinet. Klandestinet leviznin me pasaporta dhe viza të falsifikuara. Ndërkohë që trafikantët mesohet se përdorin tre agjensi turistike per te siguruar emigrante  njera prej te cilave ne Tirane dhe dy ne Lezhe   

Nga hetimet ka rezultuar se për  çdo person që donte të shkonte në shtetet e sipërpërmendura paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Ndërkohë që pas arrestimit të 39 personave ne Shqipëri katër prej te cileve efektiv të policisë 12 të tjerët rezultojnë  te shpallur ne kërkim mes te cileve edhe dy bullgar  jetojnë jashtë shqipërise  dhe shërbenin si prites të klandestinëve.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Operacioni i zhvilluar në Shqiperi nën drejtimin e Prokurorit të Krimeve të Rënda  Eugen Beci,  ka patur jehonë edhe ne mediat  ndërkombëtare.

Agjensia Ruters ka cituar deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit  Ardi Veliu se pala shqiptare po bashkëpunon me Agjensi britanike dhe Amerikane për kapjen e dhjetra personave të tjerë mes tyre dhe 2 bullgare. Ndërsa Dojce Vele citon se përpjekja vjen në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si hap i rëndesishëm që Shqipëria të nis bisedimet për hapjen e negociatave për  në  BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat