Kjo është kaseta-bombë e gjetur në Gërmi

Kronikë e zezë

Kjo është kaseta-bombë e gjetur në Gërmi

Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:47
Kaseta bombë e gjetur në Gërmi

Një qytetar kishte thirrur Policinë e Kosovës për ta njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Menjëherë, njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Rastin Policia e ka regjistruar edhe në raportin e saj të përditshëm.

Sipas raportit, mjeti shpërthyes është gjetur në rr. “Dr. Shpëtim Robaj”, dje rreth orës 12:35.

Policia thotë se bëhet fjalë për një kasetë-bombë, të cilin e ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një njësi e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Ndërsa, një qytetar ka dërguar në adresë të kallxo fotografi të këtij mjeti shpërthyes që është gjetur në Gërmi.

Megjithëse është pastruar në masë të madhe nga mjetet shpërthyese, Parku i Gërmisë vazhdon të jetë vend i rrezikshëm për shkak të bombave të hedhur nga forcat e NATO-s kundër caqeve serbe që ishin të vendosura në këtë zonë të kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat