Zbardhet dosja/ Droga drejt Turqisë, si u futën në kurth nga i infiltruari biznesmenët - Bota Sot
Zbardhet dosja/ Droga drejt Turqisë, si u futën në kurth nga i infiltruari biznesmenët

Kronikë e zezë

E hënë, 23 korrik 2018

Zbardhet dosja/ Droga drejt Turqisë, si u futën në kurth nga i infiltruari biznesmenët

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:29
Ilustrim

Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet ndaj katër personave të akuzuar për tentativën e trafikimit të 166 kilogramëve kanabis drejt Turqisë. ABC News zbardh dosjen hetimore me detajet e goditjes së grupit përmes një agjenti policie të infiltruar.

Një agjent policie i infiltruar ka hedhur në erë planin e disa personave nga Fushë-Kruja për trafikimin e një sasie prej 166 kg kanabis drejt Turqisë. Gjithçka ka ndodhur në Janar të vitit 2017, kur agjenti fitoi besimin e tyre për të qënë transportuesi, shoferi i mjetit që lëvizte ngarkesën e drogës.

Ditët e fundit, Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet për këtë rast të dyshuar trafiku, duke dërguar për gjykim katër persona.
Ata do të përballen në gjykatë me akuzën e “trafikut të narkotikëve”, mbetur në tentativë.

ABC News zbardh detaje nga dosja hetimore, sipas të cilës prokuroria ka rënë në gjurmët e planit të trafikut drejt Turqisë nga përgjimi i telefonit të Amarildo Mulletit. Në vijim, në bashkëpunim edhe me agjencitë partnere, hetuesit kanë fotografuar takime të tij me një shtetas turk me emrin Davut në Shqipëri dhe Kosovë. Shtetasi turk është larguar dy ditë më pas drejt Stambollit përmes aeroportit të Rinasit. Ndërkaq, nga përgjimet telefonike ka rezultuar se të dyshuarit kërkonin një transportues për rrugën Shqipëri-Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test