(E plotësuar) - Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Babimoc të Obiliqit.
Sipas burime të mediave, i dyshuari për vrasje është dorëzuar në Polici nga vet babai i tij.
Po ashtu, media kupton se i dyshuari për vrasje me iniciale F.T i lindur me 1991 vjen nga Komuna e Obiliqit.
37 vjeçari i vrarë me armë zjarri në Babimoc është nga një fshat i Vushtrrisë
Merret vesh se personi që vdiq ditën e sotme në fshatin Babimoc të Obiliqit është banor i komunës së Vushtrrisë. Siç mëson media bëhet fjalë për A.K , 35 vjeçar. I njejti u dërgua pa shenja jete në QKUK. Motivet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende përderisa policia po kërkon të dyshuarit për këtë rast.
“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri ne sqarimin e plote te gjitha rrethanave te ngjarjes si dhe po punohet per identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, tha policia.
Vdekja tragjike ka ndodhur sot në orën 14:00. Mësohet se viktima ka marrë plagë të randa nga arma e zjarrit.
Gjendet i vdekur një banor i Babimocit, Policia po kërkon të dyshuarit
Një person i moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në fshatin Babimoc të Obiliqit. Nuk dihen rrethanat e kësaj vdekjeje mirëpo policia po merret me rastin. Viktima ishte sjellur në QKU pa shenja jete.
“Rreth ores 14:00, policia ka marre informaten se: nje person rreth 35 vjec , me plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete eshte pranuar ne QKUK Prishtine.
Menjerhere njesite policore kane ndermarrur veprimet e nevojshme operative e hetimore per te sqaruar dhe ndricuar rrethanat e kesaj ngjarjeje.Kesisoj nga informacionet e para qe ka siguruar policia eshte bere e ditur se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit.
Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri ne sqarimin e plote te gjitha rrethanave te ngjarjes si dhe po punohet per identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, tha policia.