Polica e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë janë konfiskuar barna pa banderola.
“Gjatë kontrollit në barnatoren e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi produkte farmaceotike (barna) pa banderola dhe të paautorizuara për tregun e Kosovës. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media.