Polica e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një person pasi që ka rrahur prindërit e tij.
“Me 15.03.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në mënyrë permanente ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht familjarët e tij (babanë dhe nënën) duke kërkuar para nga ta. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje", thuhet në njoftimin për media.