Policia prangos “Drakulën”...është shqiptar!

Kronikë e zezë

Policia prangos “Drakulën”...është shqiptar!

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:54
Itali

Policia italiane e Piacenzas ka çuar prapa hekurave një grup të rrezikshëm grabitësish, të cilët drejtoheshin nga një shqiptar i njohur si “Drakula”.

Tetë persona janë prangosur, ndër të cilët 5 shqiptarë, një rumun dhe dy italianë. Media italiane sqaron se kapo ishte një shqiptar 33 vjeçar i cili njihej nga të gjithë si “Drakula”.

“Drakula” ishte organizuesi i grabitjeve, të cilat bëheshin natën nëpër banesat e Piacenzës, por edhe në Bergamo e Brescia të Italisë. Të paktën 15 vjedhje janë dokumentuar nga hetuesit, si të kryera nga dora e “Drakula-s” dhe bandës së tij.

Banda ishte profesioniste dhe vinte në shënjestër shtëpi me kasaforta e pasuri. Vidhej thuajse çdo gjë, duke nisur nga paratë, e deri tek veprat e artit apo veshjet e elektroshtëpiaket. Plot 1 milion euro është vlera e përllogaritur nga hetuesit, e cila është akumuluar gjatë vjedhjeve të shumta që ka kryer grupi.

Banda ishte e lidhur gjithashtu dhe me disa pika të tregut të zi, ku shiteshin gjërat e vjedhura. Policia ka zbuluar gjithashtu dhe bazën e grupit shqiptaro- italian, një shtëpi në zonën e Podenzanos, e cila përdorej dhe si vend depozitim i gjërave të grabitura.

Grupi i grabitësve është gjithashtu i akuzuar edhe për trafik të drogës dhe shfrytëzim të prostitucionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat