I riu gjendet i vdekur në rrethana misterioze

Kronikë e zezë

I riu gjendet i vdekur në rrethana misterioze

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Një i ri është gjetur i pajetë një ditë më parë në kryeqytet në ambientet e një pallati në ndërtim.

“Në rrugën ‘Panorama’, në ambientet e pallatit në ndërtim, ka gjetur vdekjen F.J., 26 vjeç,  banues në Tiranë. Nga veprimet e para të kryera dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale”, njofton zyrtarisht Policia pa dhënë asnjë detaj më tepër rreth rrethanave që sollën ndarjen nga jeta të të riut.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

Në trupin e 26-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, thanë burime pranë grupi hetimor, ndërkohë pritet ekspertiza për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat