Arrestohet pasi shiste drogë

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi shiste drogë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:46
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren pasi i njëjti është kapur duke shitur substanca narkotike. Gjatë ekzaminimit të veturës janë gjetur marihuanë dhe droga tjera dhe vetura e ;personit në fjalë është konfiskuar dhe pronari është arrestuar.

Raporti i policisë:

Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan   14.03.2018 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti është kapur duke shitur substanca të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur gjashtë qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Vetura është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i dy objekteve ku ka qasje i dyshuar dhe janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat