Parandalohet konflikti me armë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari

Kronikë e zezë

Parandalohet konflikti me armë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:39
Ilustrim

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë duke arrestuar një 35-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare Arben Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë. Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat