Tragjike! E godet rrufeja, humb jetën 15-vjeçari

Kronikë e zezë

Tragjike! E godet rrufeja, humb jetën 15-vjeçari

Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:18
Ilustrim

Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë në Mirditë, pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Trojë, Njesia Administrative Kthellë.

Viktima është adoleshenti me iniciale B.D., banues në Mirditë. Sipas policisë “ai po kulloste bagëtitë në mal i vetëm dhe dyshohet se e ka goditur rrufeja, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.

Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet sëbashkun me ekspertin mjeko-ligjor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat