Xhelozi dhe çmenduri, shqiptari qëllon nga makina ish-të fejuarën dhe të dashurin e saj serb

Kronikë e zezë

Xhelozi dhe çmenduri, shqiptari qëllon nga makina ish-të fejuarën dhe të dashurin e saj serb

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:59
ilustrim

Një shqiptar ka terrorizuar ish të fejuarën e tij në rrugët e Vincenzas, Itali mbrëmjen e djeshme. 26-vjeçari Graciano Qori së bashku me mikun e tij me inicialet M.K, ka ndjekur me një mjet tip “Mini Cooper” shqiptaren e cila udhëtonte me të dashurin e saj serb dhe disa miq me një makinë tip “Mercedes”.

Serbi, i cili ishte edhe drejtues i automjetit, tentoi disa herë t’i shmangej shqiptarit me makinë.

Qori ka qëlluar 5 herë në total me armë zjarri gjatë dy ndalesave.

21-vjeçarja u ka rrëfyer policisë se e njihte drejtuesin e automjetit që e qëlloi dhe se kishte patur lidhje me të dikur. Dy shqiptarët ishin emra të njohur për policinë italianë pasi ishin persona me precedentë penalë. Qori është vënë në prangat e policisë italianë ndërkohë që miku i tij është ende në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat