Policia jep detaje për therjen e nxënësit në Pejë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për therjen e nxënësit në Pejë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:44
Ilustrim

Dje në rrugën “Adem Jashari” (Stacioni i Autobusëve) në Pejë, një nxënës është therur me thikë. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te incidenti ka ardhur pas një fjalosje ndërmjet dy të miturve. Dorasi ka goditur viktimën tri herë me thikë në pjesën e shpinës.

Mësohet se pas trajtimit në spital i njejti është liruar në shtëpi, ndërsa personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

më 13.03.2018 12:12. Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull  K/Shqiptar, i cili pas një fjalosje  kishte goditur në pjesën e shpinës tri herë me armë të ftohët-thikë viktimën e mitur  mashkull K/Shqiptar. Viktima  ka marrë  tretman mjekësor në spitalin rajonal - Pejë, ku pas tretmanit  lirohet për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes  24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat