Arrestohet pasi pengoi policët që e dënuan në trafik

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi pengoi policët që e dënuan në trafik

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Një i dyshuar mashkull/shqiptar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan pasi ka penguar policët në kryerjen e detyrës së tyre.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili  ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë në detyrë gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik”, bëhet e ditur përmes raportit policor 24 orësh dërguar mediave.

Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat