Rruga Kaçanik – Hani i Elezit do të jetë e mbyllur për dy orë

Kronikë e zezë

Rruga Kaçanik – Hani i Elezit do të jetë e mbyllur për dy orë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:53
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për medie njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur, rruga Kaqanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, do të jetë i mbyllur për qarkullim sot nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

“Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin rrugor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministria e Infrastrukturës përmes kësaj komunikate kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen gjatë kësaj kohe sa rruga të jetë e mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat