Në Tepelenë u kapën 600 kg kanabis, në pranga babë e bir

Kronikë e zezë

Në Tepelenë u kapën 600 kg kanabis, në pranga babë e bir

Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth operacionit antidrogë të zhvilluar në fshatin Dukaj të Tepelenës ku u sekuestruan rreth 600 kg kanabis.

Lënda narkotike u gjet në banesën e 59 vjeçarit, Delo Kordha i cili u arrestua nga policia.

Në pranga u vu edhe djali i tij 29 vjeçar, Zeman Kordha ndërsa djali tjetër 27 vjeçar është shpallur në kërkim.

Policia thotë se informacionin për këtë sasi kanabisi e ka marrë në rrugë operative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat