Përmbyset makina në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë e zezë

Përmbyset makina në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:06
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, ku një makinë është batuar.

Mjeti me targa AA 689 SI ka humbur kontrollin dhe si pasojë është batuar në njërin krah duke u përplasur me murin metalik mbrojtës të autostradës.

Nga informacionet paraprake, “DurrësLajm” mëson se drejtuesi ka pësuar plagë të lehta, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Shkak paraprak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi i makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat