9 shtetas nga Nepali zhduken në Durrës, policia: Dolën nga hoteli dhe...

Kronikë e zezë

9 shtetas nga Nepali zhduken në Durrës, policia: Dolën nga hoteli dhe...

Më: 12 mars 2018 Në ora: 22:09
ilustrim

Gjatë ditës së sotme nëntë shtetas nga Nepali janë zhdukur pa lënë gjurmë në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë ata kishin mbërritur në vendin tonë për t’u imbarkuar si marinarë në një anije tregtare.

Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të  huajt janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Burime të policisë bënë të ditur për “t.ch” se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit.

Mëngjesin e së shtunës, më 10 mars, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e hotelit dhe agjencisë, që ka bërë dhe denoncimin. “Të zhdukurit” janë larguar nga hoteli pa marrë bagazhet, gjë që ka shtuar dyshimet mbi fatin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat