Qëllohet me armë drejt një banese në Fushë-Krujë

Kronikë e zezë

Qëllohet me armë drejt një banese në Fushë-Krujë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:16
Fushë-Krujë

Ka qenë ora 23:30 kur në drejtim të shtëpisë së 60-vjeçarit Ramazan Mehmetit është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nikël, ndërsa policia bën me dije se nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Familja Mehmeti është terrorizuar nga të shtënat, ku menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Blutë kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre, ndërsa deri tani mbeten mister motivet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat