Dy aksidente në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Dy aksidente në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen tre persona

Më: 11 mars 2018 Në ora: 11:37
Ilustrim

Tre persona janë lënduar në dy aksidente të ndara që kanë ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, informojnë nga SPB Tetovë.

Në aksidentin e parë që ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrbjan, makina “Seat Toledo” e drejtuar nga B.K nga DIbra, për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalur nga rruga, ndërsa lëndime kanë marrë dy bashkëudhëtarë.

Ndërkaq, mbrëmë rreth orës 19:30 B.J nga Gostivari, përderisa ka lëvizur në rrugën Mavrovë-Dibër me makinën “Opel Corsa”, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka goditur një shtyllë metalike. Nga ky aksident është lënduar shoferi, i cili është dërguar në klinikat e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat