Policia Rrugore e Tiranës prej disa muajsh ka shtuar aksionet gjatë fundjavës për kontrollin e drejtueseve të mjeteve, ku për ata që kapen nën efektin e pijeve alkoolike, merren masa të ashpra.
Edhe këtë fundjavë, policia ka qenë në aksion, ku sipas një njoftim në faqen e policisë, bëhet me dije se 14 shoferë janë kapur nën efektin e pijeve alkoolike.
Po ashtu, në videon e postuar nga aksioni i policisë, shihet një makinë që nuk i bindet urdhrit të policisë.
“Por ka dhe drejtues mjetesh qe nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur nuk i binden urdhrit te punonjësit te policisë por largohen me shpejtësi pa e menduar se me tutje ka patrulla te tjera policie dhe perfundon ne pranga.
14 drejtues mjetesh qe drejtonin mjetin nen ndikimin e alkoolit.
4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur
1 drejtues mjeti ne gjendje te dehur nuk i bindet urdherit te punonjesit te policise per te ndaluar dhe largohet me shpejtesi por pas ndjekjes nga Policia Rrugore, Patrullat e Pergjithshme dhe Shqiponjat, eshte kapur dhe arrestuar ne flagrancë per disa shkelje: Neni 190/1, Neni 139/3, Neni 144/3, Neni 184/2,3, Neni 72/12, Neni 203/1, Drejtuesi i mjetit nuk i bindet shenjes se ndalimit te punonjesit te policise, nuk rregullon shpejtesine vecanerisht ne qendrat e banuara, vazhdon levizjen ndonese sinjalizimi i semaforit e ndalon ate, rezultoi nen efektin e alkolit testi i pare 0.70 mg/l testi i dyte 0.65 mg/l, me xhama te erresuar si dhe debitor me nje mase plotesuese te pashlyer.”, thuhet në njoftimin e Policisë.