Konfiskohen 156 kg marihuanë në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

Kronikë e zezë

Konfiskohen 156 kg marihuanë në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:38
ilustrim

Policia greke ka finalizuar një tjetër operacion anti-drogë.

Të paktën 156 kg marihuanë u konfiskuan gjatë operacionit policor të zhvilluar në rajonin e Kosturit në shtetin helen.

Në pranga janë vënë 3 shtetas shqiptarë të moshave 25, 30 dhe 34-vjeçarë. Ende nuk jepen të dhëna për identitetet e personave të arrestuar.

Raportohet se aksioni është në vijim dhe po punohet për ndalimin e të tjerë personave të përfshirë në rrjetin e trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat