Greqi, 3 shqiptarë në pranga për 155 kg kanabis

Kronikë e zezë

Greqi, 3 shqiptarë në pranga për 155 kg kanabis

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:07
Ilustrim

Një sasi prej 155 kg kanabis sativa u sekuestrua paraditen e së shtunës prej Departamentit të Antidrogës së Kosturit.

Sipas policisë, 3 shtetas shqiptarë – 34, 30 dhe 20 vjeç, – u kapën në flagrancë duke transportuar me dy autovetura sasinë e lëndës narkotike.

Ajo do të dërgohej në Athinë, ku dhe do të shpërndahej në sheshet e njohura për përdorimin e lëndëve narkotike të kryeqytetit helen.

Tre të arrestuarit u dërguan në gjykatë për masë sigurie, ku u vendos të liheshin në burg deri në përfundim të hetimeve.

Dy automjetet, 5 telefona celularë dhe lënda natkotike u sekuestruan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat