Policia po heton rastin e vetëvrasjes së djeshme në Gjakovë

Kronikë e zezë

Policia po heton rastin e vetëvrasjes së djeshme në Gjakovë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se janë duke e hetuar vetëvrasjen e një mashkulli, që ka ndodhur ditën e djeshme në Spitalin e Gjakovës.

Viktima para se ta kryente aktin, i kishte dërguar një SMS lamtumire gruas së tij.

“Është raportuar se në spitalin e Gjakovës ka vdekur viktima mashkull K-shqiptar, i cili dyshohet që ka qëlluar vetën në kokë me një pistoletë. Në vendi e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima para se të kryen aktin, i kishte dërguar një SMS lamtumire gruas së tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat