Burgu i Fierit, kapen 6 celularë të dërguar me postë për dy të burgosur, ja emrat

Kronikë e zezë

Burgu i Fierit, kapen 6 celularë të dërguar me postë për dy të burgosur, ja emrat

Më: 10 mars 2018 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Policia ka kapur 6 celularë që u ishin dërguar me postë dy të dënuarve në burgun e Fierit.

Objektet e ndaluara ishin dërguar për Alket Velajn dhe Gentian Sopotin e konkretisht, 4 'Nokia" për Veliajn dhe 2 "Samsung' për Sopotin.

Objektet ishin fshehur brenda dekoderave dixhitalë që u ishin dërguar dhe u zbuluan nga skaneri.

Informacioni i Policisë:

Në datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që ju dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung.

IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve.

Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat