Me shpejtësi skëterrë mes për mes Tiranës, kapet 30-vjeçari i dehur

Kronikë e zezë

Me shpejtësi skëterrë mes për mes Tiranës, kapet 30-vjeçari i dehur

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:55
Pamje nga videoja

Një 30-vjeçar është ndaluar nga Policia Rrugore mbrëmjen e djeshme, pasi në gjendje të dehur lëvizte me shpejtësi tej normave në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Sipas policisë, në atë gjendje, ai rrezikonte jetën e drejtuesve të tjerë të mjeteve dhe kalimtarëve. Shpejtësia e lejuar në bulevardin “Gjergj Fishta” ishte vetëm 40 km/orë, V. M., qarkullonte me 92 km/orë.

Të dhënat e tij: me 92 km/h plus 0.40 mg/l alkol brenda qytetit. Gjithashtu, edhe gjatë testit të dytë të alkolit rezultoi me 0.39mg/l.
Policia Rrugore tha se ky ishte një kombinim i frikshëm shkeljesh për karakteristikat e rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat