Vetëplagoset me armë, 57 vjeçari përfundon në spital

Kronikë e zezë

Vetëplagoset me armë, 57 vjeçari përfundon në spital

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:51
Policia e shtetit

Shtetasi B.F., 57 vjeç është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu, çifte.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur  gjatë kohës që po pastronte armën e gjahut në banesën e tij në Yrshek.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi B.F, dispononte leje për armën e gjahut.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat