Elbasan, aksidentoi me vdekje një përson arrestohet autori, ja emri

Kronikë e zezë

Elbasan, aksidentoi me vdekje një përson arrestohet autori, ja emri

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:26
Foto ilustruese

Arrestohet Klevis Jaupaj, 33 vjeç, me banim në Tiranë pasi më datë 1 mars të këtij viti aksidentoi në aksin rrugor Elbasan Librazhd, fshati Labinot  banorin e këtij fshati, me inicialet I.B, 67 vjeç. Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan.  Operacioni për kapjen e tij u zhvillua pas një pune intensive hetimore, profesionale, duke marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë.

Në njoftimin e policisë së Elbasanit thuhet, "eshtë  arrestuar Klevis Jaupaj, 33 vjeç banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë,  pasi më datë 1.03.2018  në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar një mjet tip “BMË” ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor"  dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat