Gjendet një person i vdekur në rrugën e vjetër Ohër – Strugë

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur në rrugën e vjetër Ohër – Strugë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 14:59
ilustrim

Dje rreth orës 10:30 është gjetur një person i panjohur i gjinisë mashkullore i vdekur në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të lumit Sateska.

Siç informuan nga MPB-ja, inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB-së Ohër, ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin D.S (60) nga Ohri, i cili më 7 shkurt të këtij viti ishte paraqitur si i zhdukur nga ana e bashkëshortes së tij N.S, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës do të dërgohet për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat