Korçë, vidhet gjatë natës një shumë e konsiderueshme nga një fabrikë prodhimi bojrash

Kronikë e zezë

Korçë, vidhet gjatë natës një shumë e konsiderueshme nga një fabrikë prodhimi bojrash

Më: 4 mars 2018 Në ora: 11:33
ilustrim

Një fabrikë prodhimi bojrash është grabitur gjatë natës, në afërsi të fshatit Dishnicë, në Korçë.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e brendshme të fabrikës, në pronësi të shtetasit A.M., 47 vjeç, banues në Korçë. Grabitësit kanë vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.

Policia bën me dije se fabrika ruhej me roje private, i cili ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, pasi vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat