Ferizaj, vritet një person

Kronikë e zezë

Ferizaj, vritet një person

Nga: B.S Më: 1 mars 2018 Në ora: 08:51
Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se është vrarë një person në Magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ka qëlluar me armë zjarri në viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë si dhe është kontrolluar shtëpia  e tyre”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit  tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.  Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat