Vritet i riu në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vritet i riu në Ferizaj

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:41
Ilustrim

Një person është vrarë sot në rrugën ‘Reçaku’ në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 18:40 kemi marrë informacion se një person është qëlluar me armë zjarri. Me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Ekipi i Emergjencës. Mjeku kujdestar në këtë rast ka konstatuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka shtuar Gashi.

Gjithashtu ai ka shtuar se policia tashmë po merret me rastin dhe se personi që ka ndërruar jetë mund të jetë i moshës mbi 20-vjeç.

Lidhur me rastin nuk ka ende ndonjë person të dyshuar apo të identifikuar nga Policia  e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat