Vrau në lokal 23 vjeçarin, i arrestuari: Nuk e kam vrarë me paramendim Hermesin

Kronikë e zezë

Vrau në lokal 23 vjeçarin, i arrestuari: Nuk e kam vrarë me paramendim Hermesin

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 16:58
Hermes Beqiri

Autori i dyshuar i vrasjes së të riut Hermes Beqiri kërkon mëshirë nga trupi gjykues, në seancën gjyqësore të zhvilluar pa praninë e mediave, këtë të marte.

Elvis Hoxhaj ka shprehur pendesë për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar falje për krimin e kryer.

“Nuk e kam vrarë me paramendim Hermesin, nëse do të kisha mundësi do të zhbëja atë që ka ndodhur. Kërkoj falje dhe mëshirë nga trupi gjykues” mësohet të kenë qënë fjalët e të riut përpara trupës gjykuese të kryesuar nga Arben Zefi. Pasi ka dëgjuar edhe kërkesën e prokurorisë dhe provat e parashtruara, gjykata vendosi ta dërgojë çështjen për gjykim me themel në ngarkim të shtetasve Elvis Hoxhaj dhe Ditmir Harifi.

Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur në nëntorin e vitit të kaluar, në një lokal në lagjen “Zooteknikë”, aty ku mbeti i plagosur fillimisht Hermes Beqiri, e më pas ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Fillimisht autorët e dyshuar e patën mohuar autorësinë e saj. Akuza që rëndon mbi autorin është ajo e vrasjes me paramendim e kryer nga bashkëpunim, nga ajo e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë pak orë pas këtij gjyqi, në këtë gjykatë u njoh me masën e sigurisë, atë të arrestit me burg kreu i PS Kelmend, Vasel Vuçinaj i cili plagosi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij në fshatin Vukël.

Pas një sherri verbal 49 vjeçari Vuçinaj shkoi në banesë, mori automatikun dhe qëlloi 12 herë në drejtim të 51 vjeçarit Mark Çekaj. I plagosuri që mori një plumb në shpatull ndodhet në spitalin e Shkodres jashtë rreziku për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat