900 mijë Euro mashtrim, arrest me burg 38-vjeçares nga Tirana

Kronikë e zezë

900 mijë Euro mashtrim, arrest me burg 38-vjeçares nga Tirana

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 12:21
ilustrim

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçare me iniciale O.D., e cila dyshohet se përmes mashtrimit i ka marrë një qytetari 900 mijë Euro. 38-vjeçares nga Tirana dhe familjarëve të saj i janë bllokuar pasuri me vlerë 300 mijë Euro, të cilave u është vendosur sekuestro preventive.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme 38-vjeçarja me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

“Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë. Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Zbulimi i kësaj skeme të madhe mashtruese është bërë nga seksioni i Krimit Ekonomik në Policinë e Durrësit, së bashku me Prokurorinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat