Shoferi i çmendur pas shpejtësisë merr dy jetë, tre pasagjerët e tij asnjë dëmtim!

Kronikë e zezë

Shoferi i çmendur pas shpejtësisë merr dy jetë, tre pasagjerët e tij asnjë dëmtim!

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:33
ilustrim

Dy persona humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur në një aksident rrugor pranë Malit të Robit. Këmbësorët, anëtarë të së njëjtës familje u përplasën nga një mjet, ndërsa ndodheshin në anë të rrugës duke pritur autobusin për në qytetin e Beratit.

Vjehrri po përcillte nusen dhe nipin për në Berat po udhëtimi nuk shkoi ashtu siç e kishin parashikuar. Një mjet u shkaktoi vdekjen Xhemil dhe Edlira Fiskut  përkatësisht 69 dhe 34 vjeçe.

Djali 8 vjeçar i Edlira Fiskut mbeti i plagosur.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Plepa-Kavajë pranë Malit të Robit në Golem.
Drejtuesi i automjetit Halil Koka humbi kontrollin, duke përplasur tre këmbësorët në anë të rrugës.

Goditja rezultoi fatale për dy pjesetarët e familjes Fisku. I vogli i familjes po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fillimisht fajin e mori përsipër Ilda Parroi, por disa dëshmitarë në vendngjarje treguan se makina drejtohej nga një burrë. Nga burime të ABC News u mësua se mjeti kishte si shofer Halil Kokën dhe shoqërohej nga tre persona të tjerë në makinë. Të gjithë kanë shpëtuar pa plagë.

Ekspertët thonë se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Fillimisht automjeti u përplas me barrierën anësore dhe me pas goditi tre këmbësorët. Pas kësaj goditje automjeti u përmbys në rrugë.

Nga verifikimet e policisë rezulton se drejtuesit të makinës Halil Koka i kishin hequr patentën dy ditë më parë për të njëjtën arsye, shpejtësi tej normave të lejuara.

Vetëm pak ditë më parë një familje u shua në një aksident rrugor në Velipojë. Babai me tre fëmijët gjetën vdekjen, ndërsa nëna e tyre shpëtoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat