Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:11
ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në hyrje të fshatit Mazgit. Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga ky aksident janë lënduar katër persona. Bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mazgit rreth orës 20:30, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Rreth orës 20:30 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të fshatit Mazgit është shkaktuar një vetëaksident trafiku ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej me lëndime të rënda”, ka deklaruar Hoxha.

Ai bën të ditur se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK, përderisa një segment i rrugës është bllokuar për shkak të këtij aksidenti.

“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Segmenti rrugor i autostradës nga Truda deri në Mazgit është bllokuar për komunikacion derisa njësitë policore të kryejnë procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë Hoxha. 

Ai ka shtuar se njësitë policore për menaxhim të autostradës i janë përgjigjur rastit dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas procedurave të parapara për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar shkaqet e këtij vetëaksidenti.

Hoxha gjithashtu ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent për të shmangur aksidente të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat