Del ekspertiza, si ndodhi aksidenti dhe kush është fajtori

Kronikë e zezë

Del ekspertiza, si ndodhi aksidenti dhe kush është fajtori

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 18:33
Ilustrim

Fajtor për vdekjen e taksistit dhe një vajze në aksidentin në Maminas është Fatjon Zhaporja, drejtuesi i Benz-it. Ai po udhëtonte me 150 km në orë, në të njëjten korsi me taksinë, që ishte me 80 km në orë.

Akti i ekspertimit autoteknik, tashmë është në duart e organit të akuzës. Ekspertët të aksidenteve në Durrës kanë nxjerrë si përgjegjës të aksidentit që i mori jetën Eleni Abdillarit, 23 vjeç dhe taksistit Bujar Agalliu, 60 vjeç, drejtuesin e automjeti benz Fatjon Zhaporja.

Referuar dinamikës së ngjarjes, ata shprehen se taksia e drejtuar nga Bujar Agalliu po lëvizte në korsinë e shpejtësisë me rreth 80 km në orë, ndërsa makina tjetër me shpejtësi me mbi 150/ km. Sipas aktit, drejtuesi i mjetit Benz i ka kërkuar të hapë krahun dhe pikërisht në atë moment taksia u godit në pjesën e majtë të prapakolpit. Si pasojë taksia doli nga rruga në gjendje të lirë duke ecur më shumë se 50 metra.

Marmita e taksisë ka prekur në trotuar, duke bërë disa rrotullime për t’u përplasur më pas me reklamën e karburantit. Përplasja ka qenë aq e fortë sa i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme vajzës dhe drejtuesit të taksisë. Kurse mjeti benz u gjet disa metra më larg. Në sediljen e shoferit kishte njolla gjaku ç’ka tregon që edhe drejtuesi i benzit është dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat