Plumb në bark nga një atentator i mistershëm... i riu shqiptar në gjëndje kritike për jetën!

Kronikë e zezë

Plumb në bark nga një atentator i mistershëm... i riu shqiptar në gjëndje kritike për jetën!

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 27 vjeçar nga Shqipëria është qëlluar me armë zjarri në Milano të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën Busto Garolfo, në rrugën Cadorna.

I riu është qëlluar me një plumb në bark. E shtëna e armës ka ardhur nga një person ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me një automjet ngjyrë të errët.

27 vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur në media, ndodhet i shtruar në spital, në gjëndje kritike për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat