Aruel Hekurani dhe Rifan Rrushi vihen në pranga, akuzat

Kronikë e zezë

Aruel Hekurani dhe Rifan Rrushi vihen në pranga, akuzat

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:05
Çekiç metalik i sekuestruar nga policia

Policia e Kavajës vuri në pranga dy shtetas pasi akuzohen se tentuan të vjedhin një argjendari dhe një dyqan me artikuj të ndryshëm.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasit Aurel Hekurani, 36 vjeç, banues në Kavajë dhe Rifan Rrushi, 34 vjeç, banues në Kavajë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.02.2018, rreth orës 23:00 , në lagjen nr 3 Kavajë në Tregun Industrial Kavajë, u kapën  në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e shtetasit R. A., 60 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale parashikuar në Nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat