Parandalohet ngjarja e rëndë në Kurbin, babë e bir bëjnë për spital 37 vjeçarin

Kronikë e zezë

Parandalohet ngjarja e rëndë në Kurbin, babë e bir bëjnë për spital 37 vjeçarin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Stacioni i policise

Një konflikt për pak sa nuk degradoi në një ngjarje të rëndë në Kurbin.

Babë e bir 34 dhe 69 vjeç godasin me sende të forta shtetasin E.Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Sipas policisë sherri ka nisur për motive banale.

Pas ndërhyrjes, policia arrestoi dy persona, përkatësisht shtetasin me inicialet I.M., 34 vjeç, dhe E.Gj., 37 vjeç, banues në Kurbin. I.M., së bashku me babain e tij N.M., 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gj., dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-I.M., 34 vjeç, banues në Kurbin.

-E.Gj., 37 vjeç, banues në Kurbin.

I.M., së bashku me babain e tij N.M., 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gj., dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes këtyre shtetasve.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.Gj., Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gj., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Ndërsa në ngarkim të shtetasve I.M., dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat