Dy të rinj u arrestuan nga policia e Vlorës pasi njëri prej tyre drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndërsa të dy i kanë bërë rezistencë efektivëve të policisë.
Denis Z, 31 vjeç, banues në Vlorë, nga kontrolli i efektivëve rrugorë rezultoi se drejtonte automjetin tip Audi nën efektin e pijeve alkoolike. Por së bashku me pasagjerin Kiço Z. 35 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të ushtruar detyrën e tyre.
Policia thotë se materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale ''Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt'' dhe ''Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim''.