Aksident në Gjilan, lëndohet një këmbësore

Kronikë e zezë

Aksident në Gjilan, lëndohet një këmbësore

Nga: Bota Sot Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan  një veturë ka shkelur një këmbësore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren –viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat