Në Ohër arrestohet një shtetase e Kosovës, kishte dokument të falsifikuar

Kronikë e zezë

Në Ohër arrestohet një shtetase e Kosovës, kishte dokument të falsifikuar

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:40
Ilustrim

Një shtetase e Kosovës është privuar nga liria pasi që tentoi që me pasaportë të falsifikuar të lëshojë Maqedoninë përmes aeroportit të Ohrit.

Rasti është hetuar mbrëmë, kur gjatë kontrollës së pasaportës, u dyshua në zonjën B.R (55), nga Haraçina.

Mirëpo, pas kontrollit shtesë, zonjës në fjalë iu gjet një letërnjoftim nga Kosova, me emrin S.R.

Ajo u ndalua dhe ndaj këtij rasti janë inicuar procedurat e mëtutjeshme për rastet e këtilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat