Del fotoja, ky është taksisti që humbi jetën në aksidentin e Maminasit

Kronikë e zezë

Del fotoja, ky është taksisti që humbi jetën në aksidentin e Maminasit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:37
ilustrim

Ky është taksisti 60-vjeçar nga Durrësi Bujar Agalliu, që humbi jetën mbrëmë në një aksident të frikshëm rrugor, teksa ishte duke çuar një kliente në Tiranë, 23-vjeçaren Elena Avdillari, e cila mbeti gjithashtu e vdekur.

Autoritetet në Durrës kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me 2 të vdekur pranë Maminasit në autostradë, shtetasin Fatjon Zhaporja, 34 vjeç.

Zhaporja, i cili udhëtonte me një “Benz” dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari dhe pasagjerja e tij 23 vjeçe.

Përplasja ishte mjaft e fortë, duke e detyruar taksinë që të dilte nga rruga dhe të përfundonte në një karburant, çka shkaktoi dhe vdekjen e dy personave.

Mësohet se grupi hetimor po heton në dy pista: ngjarje aksidentale dhe aksident i qëllimshëm. Policia ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një sulm të qëllimshëm dhe jo thjesht një aksident.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat